Nga ekipi pas Te Furra
Biznesi yt meriton të duket aq mirë sa puna që bën.
Pliso ndërton ueb-faqe, brende dhe uniforma për furra, pastiçeri, restorante, kafene dhe gelateri. Rrënjët tona janë në furrë; puna jonë është për gjithë gastronominë.
Të përgjigjemi shqip. Pa detyrime.
A të ndodh edhe ty kjo?
Klientët të thërrasin vetëm për të pyetur: a jeni hapur sot? Deri në sa orë?
Konkurrenti del i pari në Google, edhe kur ushqimi dhe shërbimi yt janë më të mirë.
Lokali ka plot punë, por rritja ende varet vetëm nga rekomandimet gojë më gojë.
Çdo ditë pa u gjetur, dikush zgjedh tjetrin. Kjo rregullohet.
Flasim shqip
Na shkruaj si të duash: shqip, me zë, me foto. Të kuptojmë.
Vijmë nga zanati
Rrënjët i kemi në furrë. Prandaj e njohim ritmin, nxehtësinë dhe presionin e një biznesi gastronomie.
Ti nuk ke kohë
Na trego çka të duhet dhe ne e bëjmë punën. Ti sheh krejt para se të vendosësh.
Çka bëjmë
Ueb-faqja
Faqja e biznesit tënd me menu, orar, foto dhe numrin e telefonit, bashkë me profilin në Google. Klientët të gjejnë dhe të thërrasin direkt.
Një agjenci të kërkon mijëra euro për një faqe. Ne jo.
Brendi
Logo, ngjyrat, menyja e shtypur, tabela dhe paketimi. Biznesi yt njihet me një shikim, në rrugë dhe në telefon.
Uniformat
Bluza, përparëse dhe veshje pune me logon tënde. Kur ekipi vesh të njëjtën veshje, klienti e sheh: ky biznes është serioz. I reziston nxehtësisë, njollave dhe larjes së përditshme.
Ku të sheh klienti
Klienti të sheh në gjashtë vende. Ne i mbulojmë të gjitha.
-
Në Google
Profili i biznesit me orar, foto dhe numër.
-
Në telefon
Ueb-faqja jote, që hapet bukur kudo.
-
Në tavolinë
Menyja e shtypur me brendin tënd.
-
Në rrugë
Tabela e dyqanit tënd.
-
Te ekipi
Uniformat me logon tënde.
-
Në dorë
Qeset dhe paketimi që klienti merr me vete.
Si funksionon
-
1
Na shkruaj në WhatsApp
Një mesazh mjafton. Edhe me zë.
-
2
Na trego për biznesin tënd
Me fjalët e tua. Ne t’i bëjmë pyetjet.
-
3
Ne e bëjmë punën
E sheh krejt gati dhe pastaj vendos.
Puna jonë
Tiara Bäckerei und Konditorei
Rrjet i furrave në Gjermani
Logo, ngjyrat, paketimi, tabela dhe uniformat: të gjitha nga Pliso, bashkë me ueb-faqen. Sot Tiara duket njësoj bukur në dyqan, në Instagram dhe në Google. Tiara është rritur dhe ka marrë punëtorë të rinj.
Kremio
Ëmbëltore & gelato në Prizren e Suharekë
Brendi me ngjyrën korale, tabela, gotat, bluzat dhe ueb-faqja me menunë e akullores SOFT: krejt nga Pliso. Lokali i ri po ndërtohet me të njëjtat ngjyra, deri te muri me pjata Kremio. Kremio-n e gjen n’shatërvan në Prizren, n’shesh në Suharekë, dhe tash edhe në internet, me domenin e vet.
Çka ndryshon
-
Të gjejnë në Google njerëz që s’të kanë njohur kurrë.
-
Porositë vijnë edhe përtej lagjes: rezervime, festa, katering dhe furnizime.
-
Dukesh njësoj serioz sa çdo konkurrent zviceran apo gjerman.
-
Dhe ti je me klientët, jo te kompjuteri.
Kush jemi
Unë jam Graniti, djalë furrtari. Pliso-n e ndërtova sepse e kam parë vetë: biznese të mira të gastronomisë humbin klientë ndaj konkurrentëve që duken më profesionalë në Google, në rrugë dhe në telefon, edhe kur ushqimi i tyre s’është më i mirë. Kjo s’është në rregull. Tash ato vegla i ke edhe ti. Kur na shkruan, flet me mua dhe ekipin tim. Fjalën e mbajmë.
Graniti
Biznese gastronomie në Kosovë, Zvicër e Gjermani tashmë punojnë me Pliso. Më shumë për platformën: pliso.ch
Fol me ne për biznesin tënd
Na shkruaj shqip dhe të tregojmë saktë çka mund të bëjmë për biznesin tënd. Ose dërgo thjesht një foto të lokalit tënd, dhe të themi çfarë do të ndryshonim.